Amazon: Kabina për shëndetin mendor të stafit

Amazon: Kabina për shëndetin mendor të stafit

Në një video të shpërndarë në llogarinë e tyre në Twitter, kompania Amazon tha se kabinat “AmaZen” do të ndihmojnë stafin me shëndetin e  tyre mendor. Më pas e fshiu postimin pasi tallnë masë nga përdoruesit e tjerë të rrjetit social.  

Kompania gjigande amerikane është kritikuar shpesh për kushtet  e punës në ambientet e tyre. Amazon nuk i është përgjigjur kërkesës së BBC për të komentuar.  

Me 17 maj kompania bëri publik planin  e ri, që quhej WorkingWell (Të punuarit mirë) , i cili do të ofronte aktivitete fizike dhe mendore, ushtrime të ndryshme dhe mbështetje për tu ushqyer mirë, për të gjithë stafin e kompanisë. 

Në një përshkrim të dhomës AmaZen thuhej se, punonjësit mund të futeshin në kabinat Amazen gjatë turneve të punës dhe mund të shikonin video të cilat tregonin aktivitete të ndryshme, si meditime, afirmime pozitive, skena me zhurma qetësuese.” 

Në një video tashmë të fshirë, kabina e vogël kishte vend vetëm për një karrige, një tavolinë të vogël kompjuteri të mbështetur pas murit, disa bimë të vogla në vaze mbi raft. Paneli i sipërm ishte i pikturuar si qiell blu me re. 

Faqja e lajmeve Motherboard e përshkroi dhomën si një kabinë të madhe sa një arkivol, në mes të depos së kompanisë. Shume persona të tjerë e postuan videon e kabinës dhe  e quajtën atë “kabina ku shkohet për të qarë” dhe e cilësuan si një praktikë pune distopike./BBC/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy