“Aleanca” e re franko-kineze, Macron dhe Jingping arrijnë marrëveshje me vlerë 15.1 miliardë dollarë

“Aleanca” e re franko-kineze, Macron dhe Jingping arrijnë marrëveshje me vlerë 15.1 miliardë dollarë

Kina dhe Franca kanë firmosur marrëveshje me vlerë 15.1 miliardë dollarë gjaë vizitës që presidenti francez pati në Pekin. Emmanuel Macron dhe Xi Jingping janë dakorduar për marrëveshje në shumë fusha, që nga linjat ajrore, mbrojtja e mjedisit e deri te industria ushqimore. Ata janë angazhuar për vijimin e Marrëveshjes së Parisit dhe rritjen e vëmendjes për ruajtjen e biodiversitetit.

Presidenti francez gjithashtu shfrytëzoi rastin të nënvleftësojë qëndrimin amerikan për këtë çështje. "Kur Kina, Bashkimi Evropian dhe Rusia angazhohen për Marrëveshjen e Parisit, zgjedhja e izoluar e këtij apo asaj vendi nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e gjërave," tha Macron në një prononcim për shtypin në krah të homologut kinez.

Ky është komenti i parë i Macron për këtë çështje që kur SHBA-të njoftuan zyrtarisht tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit, dy vjet pasi administrata Trump e kishte paralajmëruar një hap të tillë.

Xi dhe Macron e përmendën disa herë nevojën për të reformuar rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë-së, por nuk bënë njoftime konkrete për këtë çështje.

"Kapaciteti ynë për të përcaktuar së bashku, para verës, reforma e OBT-së është absolutisht thelbësore", tha Macron, "Unë dua që ne të kemi një propozim evropian, do të shohim se me çfarë pajtohet Kina ose jo, dhe atë që SHBA bien dakord ose jo. Kështu që pjesa e parë e vitit 2020 duhet t'i kushtohet përpjekjes evropiane për të propozuar dhe më pas negociatave me të tjerët”, tha ai.

Franca dhe Kina gjithashtu ranë dakord që autoritetet kineze dhe Agjensia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) deri në mars të vitit 2020 të nisin një proces certifikimi që do t'i lejojë kompanisë franko-italiane ATR të eksportojë avionët e saj të fluturimeve të shkurtra për të shërbyer në funksion të zgjerimit të fluturimeve të brendshme të Kinës.

Gjithashtu, palët kanë arritur edhe një memorandum mirëkuptimi midis Pekin Gazit Group dhe Engie për një terminal të gazit natyror të lëngshëm në qytetin verior kinez të Tianjin.

Ajo që u la jashtë deklaratës së tyre të përbashkët për shtyp ishte çdo koment për protestat në Hong-Kong apo për internimin e raportuar të më shumë se një milion myslimanëve kinezë ujgurë dhe pakicave të tjera nga autoritetet kineze.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy