Rriten rastet e reja/ 21 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Rriten rastet e reja/ 21 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Ka shënuar rritje numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orë në vend.

21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 2451 testime të kryera në 24 orët e fundit, nga të cilët, 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë dhe Cerrik.

 Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Sakaq në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar pesë pacientë.

Në 24 orë nga Covid-19 në vend, janë shëruar dy qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy