Lojërat me shpërthimet bërthamore, Koreja e Veriut paguan çmimin

Lojërat me shpërthimet bërthamore, Koreja e Veriut paguan çmimin

Tuneli i një vendstrehimi bërthamor në Korenë e Veriut është shembur duke shkaktuar vdekjen e 200 njerëzve. Lajmin e bën të ditur agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur më 10 tetor, kur po kryheshin gërmime për një galeri të re, çka lë të hapur mundësinë se ka pasur rrjedhje radioaktive.

Sipas një televizioni japonez, 100 persona kanë mbetur të bllokuar në galeri, ndërsa viktimat e tjera janë regjistruar gjatë një operacioni shpëtimit, kur u shemb një pjesë e tunelit. Aksidenti vjen pas testit më të fortë bërthamor që është kryer nga Peniani. Testimi i kryer më 3 shtator mund të ketë dobësuar nëntokën dhe pjesën e sipërme të malit Mantap.

Shpërthimi me fuqi 150 kiloton ishte aq i fortë sa shkaktoi një dridhje të tokës njësoj si një tërmet me fuqi 6.3 ballë. Që prej asaj dite, ekspertët kanë bërë thirrje për kujdes pasi njerëzit mund të përballen me shembjen e papritur të strukturës.

Nam Jae-cheol, shefi i Administratës Meteorologjike Koreane, agjencia që monitoron edhe tërmetet, ka thënë dje në një dëgjesë në parlamentin e Seulit se një shpërthim tjetër i kësaj natyre mund të rrëzojë malin dhe të lëshojë material radioaktiv. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy