Papa: Familja e Trump është tërhequr nga investimi në ishullin e Sazanit

Papa: Familja e Trump është tërhequr nga investimi në ishullin e Sazanit

Jared Kushner, dhëndri i Donald J. Trump, kishte paralajmëruar një projekt të madh në Shqipëri, me kompaninë e tij Affinity Partners, për ta transformuar ishullin e Sazanit, i shfrytëzuar më herët vetëm si bazë ushtarake, në një eko-resort luksoz.

Drupal Ad

Pjesëmarrja e zotit Kushner do të jetë nëpërmjet firmës së tij të investimeve, e cila ka 2 miliardë dollarë financim nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, mes investitorëve të tjerë të huaj. 

Gazetari Robert Papa, në një lidhje me ‘MCN lajme’ lidhur me projektin, analizon se me gjasë familja Trump është tërhequr nga investimi në Ishullin e Sazanit.

Them se janë tërhequr nga investimi i Sazanit. Duhet të jenë tërhequr arabët.

Trump nuk do të donte të kishte probleme nga senatorët demokrat duke e akuzuar që dhëndri po investon dhe tani Trump, e kam thënë si një Cezar i madh nuk do të merret me vende të vogla, hapësira është shumë e madhe.

Çdo gjë mund të ngjasë, por fakti se Grenell pranoi  një emërim zyrtar, jo siç pretendonte ai, pra nuk do të jetë në biznes, sepse në fillim u tha që Kushner, Ivanka dhe Grenell nuk do te kenë poste në administratë.

Kushner dhe Ivanka nuk kanë poste sepse Trump ka nëj pakënaqësi ndaj tyre lidhur me deponimet që kanë bërë për 6 janarin, Kushner nuk e ka më atë pushtet te Trump siç ka sot Musk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy