Çipi: Ramiz Alia nuk e ka dashur kurrë demokracinë, ishte kriminel po aq sa Enveri

Çipi: Ramiz Alia nuk e ka dashur kurrë demokracinë, ishte kriminel po aq sa Enveri

Regjisori Kastriot Çipi është i mendimit se deri në vitin 1990 Shqipëria ka qenë vendi i vetëm stalinist në të gjitha qelizat, se ishim të organizuar në formë të tillë.

Për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se fakti që Ramiz Alia bëri gati një ligj sipas të cilit në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara për 10 shkurt 1991 do të merrnin pjesë gjithë organizatat e masave, kishte krijuar modelin gjermano-lindor, që sipas tij ishin të gjitha filiale të Partisë Komuniste.

Ramiz Alia kurrë nuk ka dashur demokraci në Shqipëri, se po të donte Alia demokraci, nuk bënte ligjin gjerman në vitin 1990.

Kanë dalë videot e plenumeve që Ramizi nuk pyeste asnjë në plenum, çfarë e pengonte të vendoste demokracinë?

Më 28 janar 1990, sheshi “Skënderbej” ishte plot me njerëz. Nuk ndezi njeri shkëndijë, ndaj u bë demonstratë e heshtur.

Ramiz Alia ka qenë i dhunshëm dhe kriminel po aq sa Enveri, por rrethanat ishin të ndryshme.

Ramizi ka bërë masakrën e Tivarit. Ramizit i ikën 3500 vetë në ambasada, i mbajti me polici.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy