Mashkulli më i bukur në botë është shpallur një indian. Konkursi “Mister World”, i zhvilluar në Britaninë e Madhe, i ka dhënë fitoren 27-vjeçarit Rohit Khandelwal. Ai është indiani i parë që e fiton këtë garë.
Rohit ka ëndërruar prej vitesh të konkurrojë në kategorinë e më të bukurve në botë. Por kjo u bë e mundur vetëm vitin e kaluar, kur ai fitoi titullin Mister India.
Megjithatë, disa vjet më parë, pamja e tij ishte larg asaj të një konkurrenti për Mister Bota. Ai bënte një jetë të zakonshme dhe punonte si teknik suporti në një kompani teknologjike.
Por me dëshirën për t’u përmirësuar dhe punën intensive në palestër, ai u bë simboli i bukurisë mashkullore në Indi e më pas në tërë botën.



