Europë, mbi 82% e të burgosurve janë xhihadistë (VIDEO)

Europë, mbi 82% e të burgosurve janë xhihadistë (VIDEO)

Europa nuk ka pasur kurrë më shumë sot të burgosur për vepra apo akte që lidhen me terrorizmin. Ky është konkluzioni i studimit të Qendrës Ndërkombëtare për Radikalizmin në Universitetin e Londrës, i cili ka mbledhur të dhëna nga 10 shtete europiane.

Konkretisht theksohet se xhihadistët përfaqësojnë 82% e të burgosurve.

Listën e kryeson Franca me 549 të burgosur të kësaj kategorie, e ndjekur nga Spanja me 329, Britania me 238 dhe Belgjika 136.

Por autoritetet e këtyre vendeve në shumicën e rasteve nuk e dinë se  se çfarë ndodh brenda mureve të burgut.

Kjo mbetet një çështje komplekse edhe për shkak të gënjeshtrave nga ana e xhihadistëve, të cilët janë trajnuar për mënyrën e përgjigjes kur të merren në pyetje.

Sipas raportit, popullsia e të burgosurve është heterogjene, ku është regjistruar rritje e numrit të grave dhe  ekstremistëve të djathtë.

Fakti që burgu ofron terren për  radikalizmin nuk është diçka e re. Dekada më parë, islamistët egjiptianë, ekstremi gjerman i djathtë, nacionalistët irlandezë dhe grupe të tjerë e kuptuan rëndësinë e burgjeve në forcimin e radhëve të lëvizjeve dhe organizatave të tyre.

Nisur nga kjo, autorët e studimit u bëjnë thirrje politikanëve dhe opinionit publik të "kuptojnë se ruajtja e rendit dhe sigurisë brenda burgjeve është një investim kyç në trajtimin e krimit dhe terrorizmit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy