Wikileaks: Vatikani e di që ka alienë

Wikileaks: Vatikani e di që ka alienë

“Gara hapësinore po nxehet (…) padyshim që jemi më afër se kurrë një lufte hapësinore. Pjesa më e madhe e satelitëve që rrotullohen rreth Tokës i përkasin SHBA-së, Kinës dhe Rusisë dhe testet e fundit të armëve antisatelitore nuk e lehtësojnë faktorin frikë”, shkroi në vitin 2015 astronauti i ndjerë amerikan Edgar Mitchell në një e-mail drejtuar shefit të fushatës së demokratëve, John Podesta.

Sipas Mitchell, “inteligjenca jashtëtokësore jo e dhunshme që vjen nga një univers i afërt po përpiqet të ndajë energji nga pika zero me planetin tonë, por nuk do të tolerojë asnjë formë dhune ushtarake në tokë apo në hapësirë”.

Ish-astronauti i NASA-s, gjithashtu, shprehet se Vatikani është në dijeni të ekzistencës së inteligjencës jashtëtokësore.

Në emaile ai i kërkonte stafit të kandidatit demokrat një takim për të diskutuar mbi zbulimin e kësaj çështjeje.

Nuk duket rastësi që në fillim të këtij viti menaxheri i fushatës së tanishme të kandidates demokrate e bindi Hillary Clinton-in që të deklasifikonte arkivat mbi UFO-t, nëse fiton presidencialet e SHBA-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy