
Ka votuar edhe kryeministri i vendit dhe kreu i PS, Edi Rama, në shkollën e Surrelit.

Pas votimit, Rama ndau një mesazh para mediave, për të gjithë qytetarët që do të votojnë sot për zgjedhjet parlamentare në vend. Kryesocialisti deklaroi se sot është dita kur nuk duhet të ushqejmë ndjenjë negative ndaj askujt ndërsa u bëri apel qytetarëve të dalin dhe të gjuajnë penalltinë e tyre me votë.
“Është ditë shumë e bukur. Me diell fantastik. Sot është dita të mos ushqjejmë asnjë ndjenjë negative që me votën e tij ka mendim tjetër. Jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush mos të harrojë se demokracia është sport pa spektatorë dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Zbrisni vetë në fushë dhe gjuajeni penalltinë tuaj.



