Itali - Drogë, grabitje, prostitucion…në pranga 27 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Itali - Drogë, grabitje, prostitucion…në pranga 27 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Me urdhër të Prokurorisë së Monzës, policia italiane e Milanos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar ‘Velarium’, i cili ka çuar në arrestimin e 27 personave me akuzën e trafikut të drogës, grabitjes, dhunës, shfrytëzim prostitucioni, armëmbajtje pa leje e tentativë vrasje.

Të arretuarit janë shtetas italianë, shqiptarë e afrikano veriorë. Ndaj 23 prej tyre është lëshuar udhëri i arrestimit me burg ndërsa ndaj 4 të tjerëve urdhëri i arrestit shtëpiak.

Hetimet e operacionit “Velarium”, kanë nisur pas ngjarjes së 29 shtatorit 2015,  ku në një lokal në Monza dy shqiptarë tentuan të vrasin duke e plagosur me thikë një tjetër shtetas shqiptar.

Investigimet zbardhën se motivi i kësaj tenative vrasje ishte kontrolli i trafikut të kokainës i cdo tipi tjetër droge, në territorin e komunave Monza, Brugherio e Lissone.

Hetimet e drejtuara nga prokurori Salvatore Bellomo, identifikuan një familje shqiptare e përbërë nga prindërit e djali, dhe rezidentë prej vitesh në Monza, si furnizuesit kryesor të drogës për trafikantët e zonës.

Përgjatë këtij operacioni janë kontrolluar 11 banesa e janë vënë nën hetim 40 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy