Gazetarja Ola Xama deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se Shqipëria është një nga vendet e vetme që nuk ka lidhje me Europën përmes sistemit të hekurudhës.
Duke vijuar shpjegimin e saj, Xama tha se nëse nuk do t’i kishim prishur hekurudhat pas komunizmit, mund të kishim kosto më të lira të transportit të mallrave dhe ndotje më të ulët në mjedis.
Ne kemi rrjet hekurudhor, por s’kemi sistem funksional dhe po të ishte funksional nuk do të përmbushte kushtet, as të ishte rentabël dhe as të krijonte dëshirë për të udhëtuar. Na mungon dhe jemi një nga vendet e vetme që nuk kemi lidhje me Europën përmes sistemit të hekurudhës. Shqipëria ka kufizime me Greqinë, Maqedoninë, na mungon lidhja me hekurudhën. Rrugët e vetme që lidhet Shqipëria janë portet, aeroporti dhe makinat.
Edhe në pjesën e historisë së vjetër kemi qenë mbrapa. Pas komunizmit, edhe nëse hekurudhat u ndërtuan në zonat industriale i prishëm, i vodhëm, i çuam për skrap. Jo vetëm që nuk i përmirësuam. Mund të kishim kosto më të lira në transport përmes hekurudhave, mund të zgjeronin eksportet.
Në Vlorë është Patoz-Marinza. Nafta niset dhe përmes hekurudhës shkon në Vlorë e transportohet jashtë. Nëse do kishim linjën dhe me Greqinë, sa shumë do fitonte ekonomia. Dhe në veri ku nxirren mineralet. Spoti i vetëm ku kemi eksportin është porti i Durrësit. Nëse do kishim hekurudha do e eliminonin ndotjen e madhe. Gjithë eksporti bëhet me kamiona. U la pas dore investimi vizionar dhe afatgjatë në hekurudha.
Duke vijuar më tej, Xama tha se hekurudha Durrës-Prishtinë do të ishte një alternativë më e lirë se vlera e rrugës së Kombit.
Nëse do kalonim për të shkruar në Kosovë nga Shkodra do ofrohej një alternativë e re përveç rrugës. E vetmja rrugë që shqiptarët të shkojnë drejt Kosovës është rruga e Kombit. Nëse do i ofrohej një alternativë hekurudhore do ishte mire të mos ishte në të njëjtën gjurmë. Flitet që do kushtojë 700 milionë euro, por do ofrojë kosto transporti më të lira se rruga tokësore. Rruga e Kombit 10 vjet më parë ka kushtuar afro 1 miliard euro, më duket një alternativë më e lirë sesa vlera e rrugës së Kombit dhe që mund të sjellë produktivitet.



