
Shqipëria, prej tre dekadash është përballur me një sfidë të vazhdueshme, si të ndërtojë një drejtësi të pavarur, që i shërben qytetarëve dhe jo politikës dhe krimit të organizuar.
Në vitin 2016, reforma në drejtësi na u servir si shpresa e madhe për të thyer pandëshkueshmërinë e rrënjosur në sistem tonë politik dhe ekonomik. Fenomen i cili solli si pasojë mungesën e besim në institucionet e drejtësisë pasi ajo ishte bërë palë me pushtetin e secilit krahë politik.
Por zullumi filloi të trashej nga viti në vit dhe pjesë e pandëshkueshmërisë filluan të bëhen edhe grupe kriminale të cilët gjatë kësaj kohë kishin akses në sistemin e drejtësisë dhe atë politik duke orientuar fatin e disa hetimeve penale dhe ndikim në politikë duke emëruar apo zgjedhur zyrtarë të rëndësishëm në këtë vend.
Disa institucione të reja prodhoi reforma në drejtësisë por shumicën e emrave të tyre dhe kompetencat që kanë shumica e qytetarëve nuk ua dinë.
Gjërat janë më të thjeshta për publikun i cili kërkon një gjë shumë të thjeshtë goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilët po i ndikojnë shumë në jetën e tyre ekonomike dhe sociale.
Institucioni që doli nga reforma në drejtësisë dhe që mori në dorë flamurin e luftës ndaj këtyre fenomeneve ishte Prokuroria e Posaçme, SPAK. Ajo filloi punë në fundin e 2019 dhe prokurorët të cilët u bëhen pjesë të saj kanë një mandat 9-vjeçar. Tani jemi në vitin e 6 të këtij institucioni dhe një pjesë të prokurorëve kanë dhe 3 vite mandat.
Duke qenë se jemi në fundin e 3-vjecarit të dyte është koha që të zgjidhet drejtuesi i ri i kësaj prokurorie dhe sa herë që vjen kjo kohë debate publik është mjaft i madh pasi prokurori që duhet të pasojë Altin Dumanin, duhet të jetë i pandikuar politikisht apo grupe të tjera interesi siç janë ato ekonomike.
Fakti që ky debat zhvillohet ende edhe pas miratimit të reformës në drejtësi dhe 6 vite pas ngritjes së SPAK tregon që hijet politike janë serish aty dhe emisioni “Kronos” në MCN, do mundohet të hedhë më shumë dritë rreth tyre.
Në një situatë dhe dinamikë të tillë ku janë goditur disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë për korrupsion dhe grupe kriminale që konsideroheshin të paprekshëm është me rëndësi të bëhen pyetje se kush do ta drejtojë SPAKU-n dhe cili është kursi që do të marrë ky institucion nga kryetari i ri.
Sot Shqipëria është përballë këtij momenti. Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK është një ngjarje që tejkalon kulisat që mund të luhen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe politikën e cila e shikon nga larg këtë proces por ndikimin është sërish i madh pikërisht nëpërmjet KLP-së. Në thelb gara për drejtuesin e këtij institucioni është një betejë për besueshmërinë e reformës, për pavarësinë e institucioneve, dhe për fatin e dhjetëra dosjeve që prekin pushtetin, biznesin dhe krimin e organizuar.
Procesi për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK është i thjeshtë dhe në dukje I pandikuar nga jashtë. Ai nis me paraqitjen e kandidaturave nga vetë prokurorët e posaçëm në Këshillin e lartë të Prokurorisë , vetëm ata kanë të drejtën të kandidojnë, duke qenë pjesë e një trupe të përzgjedhur pas vetingut dhe filtrave të fortë të integritetit.
Pas kësaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë merr në shqyrtim dosjet personale dhe profesionale të kandidatëve, vlerësohen arritjet e tyre, dosjet që kanë hetuar, aftësitë drejtuese dhe mbi të gjitha pavarësia nga politika dhe interesat ekonomikë apo lobime të tjera të cilat mund të ndikojnë në punën e prokurorit.
Procesi përfshin edhe intervista publike, në këto seanca, kandidatët i përgjigjen pyetjeve nga anëtarët e KLP-së dhe shpalosin platformat e tyre për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në vend.
Jo rrallë këto intervista janë bërë skena për të kuptuar se cili kandidat mbështetet nga segmente të caktuara të këshillit dhe pikërisht këtu kanë dalë në pah dilemat, vendimet e diskutueshme dhe vizioni i secilit për drejtimin e institucionit.
Më pas këshilli voton për secilin kandidat dhe kush arrin të sigurojë më shumë vota zgjidhet për një mandat 3-vjeçar, duke marrë në dorë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Kur shikon të gjithë procesin ku kalon zgjedhja e numrit një të SPAK të duke i pandikuar dhe i gjithi kalon në dorë të një institucioni të pavarur siç është Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Por ky institucion gjatë kësaj kohë nuk ka qenë në lartësinë që e kërkon detyra për shkak të mungesës së reagimit për të plotësuar vakancat që kanë prokuroritë në vend dhe e dyta mosreagimi ndaj sulmeve që herë pas here i bëhen prokurorëve nga politika apo grupe interesi, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi pavarësinë e KLP.
Zgjedhja e Altin Dumanit 3 vite më parë në krye të SPAK ngriti shumë pikëpyetje mbi procesit dhe nëse vendime kaq të rëndësishme të KLP janë të pavarura?
Qëndrimi në sallën plenare të KLP-së për disa orë i ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim bëri të kuptohet se politika ndikon në këtë proces dhe segmente të caktuara të saj kishin projektuar dikë tjetër në krye të SPAK.
Situata këtë radhë është më komplekse për shkak të goditjes së korrupsionit në nivele të larta dhe në kemi parë shpesh këto tre vite që interesi i mazhorancës qeverisëse dhe opozitës takohen herë pas here kur vjen puna tek SPAK.
Të dy krahët politike tashmë duken që kanë të njëjtin problem punën e Prokurorisë së Posaçme prandaj dhe ka kaq shumë pikëpyetje mbi procesin e zgjedhjes së drejtuesit të saj.
Kjo garë duhet të jetë e hapur, meritokratike në mënyrë që drejtuesi i ri të mos vendoset jashtë zyrave të KLP-së
Këto pikëpyetje vijnë në një kohë ku situata penale në vendin tonë nuk ka qenë ndonjëherë kaq agresive në drejtim të korrupsionit shtetëror dhe kjo është arsye kryesore pse u ndryshua kushtetuta dhe i ngrit SPAK, luftën kundër këtij fenomeni.
Në këto kushte roli i politikës në publik duket se nuk asnjë interes për procesin e përzgjedhjes. Por duke qenë se ushqimi kryesorë i SPAK është korrupsioni i cili është kryer nga zyrtarë dhe ish zyrtarë të këtij vendi, askush nuk e beson që ajo nuk ka asnjë interes.
SPAK heton mazhorancë duke hetuar ministra, drejtorë të rëndësishëm të saj dhe projekte të mëdha të qeverisë të dyshuara si korruptive. Heton opozitën, drejteus të së cilës për SPAK janë të pandehur tashmë në gjykata si të dyshuar se kanë përfituar të mira duke përdorur pushtetin e tyre politik.
Për këto arsye zgjedhja e drejtuesit të SPAK zhvillohet edhe në një fushëbetejë të heshtur, ku shumë gjëra mbahen larg syrit të publikut dhe medias. Politikanët nuk votojnë, por përmes deklaratave, qëndrimeve publike apo sinjaleve në prapaskenë, ata tentojnë të ndikojnë dhe institucioni kryesorë mbi të cilin bien këto presione është këshilli i prokurorisë i cili përbehet nga 11 anëtarë 6 prej të cilëve zgjidhen dhe kalojnë në filtrin e parlamentit, pra politikës.
Në këtë mënyrë, politika, edhe kur qëndron në hije duke u maskuar pas ligjshmërisë së procesit, është gjithmonë aty e pranishme dhe e gatshme për të marrë atë që do.
Por si vjen ndikimi në këtë institucion e thamë pak më lart që i pari është këshilli që duhet ndikuar për të zgjedhur kandidatin që mund të pëlqehet nga grupet e interesit. Pra që ekuacioni të zgjidhet duhet të jetë edhe kandidati që mund të jetë i ndikuar.
Disa emra qarkullojnë si kandidatë potencial të cilët mund të marrin drejtimin e kësaj prokurorie dhe që kanë kryer disa hetime të rëndësishme gjatë këtyre viteve.
Njëri prej tyre është Klodian Braho i përfshirë në hetime të rëndësishme ndaj krimit të organizuar dhe aferave të korrupsionit, me e njohura çështja “5D”.
Një prokuror me përvojë të gjatë, që shihet si i serioz në punën e tij. Por mbi të cilin ka edhe polemika që vijnë kryesisht nga poltika për disa vendime të diskutueshme. Ai përfaqëson profilin e një prokurori të fortë, por edhe të diskutuar.
Adnand Xholi, një nga figurat më të vjetra të trupës, i njohur për qasje më të balancuar, ai shihet si kandidat që garanton stabilitet. Por pyetja që ngrihet është nëse ky profil kaq i pranuar nga palët është i mjaftueshëm për të luftuar korrupsionin pasi në krimin e organizuar Xholi ka treguar që është një prokuror i zoti.
Anita Jella, mund të jetë një kandidate tjetër e cila për vite drejtoi prokurorinë e Durrësit. Vladimir Mara një nga prokurorët që ka fituar profil publik për hetimet kundër grupeve kriminale, mund të jetë një tjetër kandidaturë. Megjithatë duhet thënë diçka që të gjithë prokurorët e SPAK i plotësojnë kriteret dhe ajo që kuptohet është që këtë radhe mund të ketë shumë kandidatura për të bërë të mundur çarjen e votës së anëtarëve të këshillit të lartë të prokurorisë.
Emrat të cilët qarkullojnë nuk janë vetëm kandidatë , Ata përfaqësojnë linja të ndryshme hetimi dhe vizione të ndryshme për të ardhmen e SPAK dhe zgjedhja e njërit do të përcaktojë jo vetëm kursin e institucionit, por edhe mesazhin që jepet nëse SPAK do të ketë drejtim kryesore korrupsionin apo krimin e organizuar.
I gjithë ky proces do të ndiqet nga një garantues i punës së SPAK ndërkombëtarët dhe kryesisht amerikanët të cilët janë krijuesit e SPAK. Në çdo hap të reformës në drejtësi, roli i tyre ka qenë vendimtar, SHBA dhe BE kanë qenë jo vetëm mbështetës financiarë dhe teknikë, por edhe garantë që procesi të mos devijojë në një zgjedhje të ndikuar nga interesa lokalë shqiptarë qofshin politike apo ekonomike.
Në zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, prania e tyre është e bërë e dukshme dhe ata nuk fshihen më, Yuri Kim tre vite më parë e tregoi këtë. Ata nuk votojnë, por mesazhet e tyre kanë peshë, në deklarata publike, ndërkombëtarë kanë kërkuar gjithmonë një drejtues të pavarur, të aftë dhe të pa komprometuar.
Në opinion publik është krijuar bindja se pa bekimin e ndërkombëtarëve nuk bëhesh dot drejtues i SPAK. Dhe kjo bindje, edhe pse tingëllon jo mirë, pasqyron realitetin e ndikimit të jashtëzakonshëm të partnerëve në Shqipëri, të cilët kërkojnë të kenë të paktën një institucion të pandikuar nga politika.
Ai që do marrë drejtimin e SPAK duhet të shogë dhe çfarë trashëgoi nga drejtimi tre vjeçar i Altin Dumanit i cili mori çelësat e zyrës në një moment kritik për shkak se ky institucion nuk po godiste korrupsionin.
Nën drejtimin e tij, SPAK arriti të godasë disa nga grupet më të fuqishme kriminale, të dërgojë në gjykatë figura të njohura të politikës dhe të prekë në vende që më parë konsideroheshin të paprekshme. Sali Berisha dhe Ilir Meta u morën të pandehur, Erion Veliaj u arrestua, Aben Ahmetaj u arratis, duke bërë që SPAK të kihet frikë nga politika dhe ndaj tij të nisnin akuza për përdorim politik nga ana e qeverisë.
Megjithatë nisja e disa hetimeve për tendera, për zyrtarë të lartë dhe për pushtetin lokal, e bënë SPAK-un një institucion të frikshëm për edhe për mazhorancën.
Por Dumani u përball edhe me kritika, pasi ritmi i ngadaltë i disa hetimeve, mungesa e transparencës për disa dosje të bujshme dhe vonesat në përfundimin e çështjeve që opinioni publik i ndjek me sy e vesh, kanë krijuar zhgënjim. Në fund të mandatit, Dumani lë pas një bilanc të dyfishtë: arritje që nuk mund të mohohen, por edhe pritshmëri të pa përmbushura.
Por sërish ai ka mundësinë që të tregoj që atë që nisi ta çojë deri në fund për shkak se në dosjet më të rëndësishme ai ka futur edhe veten si prokuror cështje.Kjo duhet parë gjatë këtij tre vjeçari nëse Dumani do godasë njësoj edhe në pozicionin e prokurorit të thjeshtë në SPAK.
Në fund zgjedhja e drejtuesit të SPAK është më shumë se një procedurë administrative e këshillit të prokurorisë, është një test për reformën në drejtësi e cila 10 vite pas miratimit duhet të tregojë se e ka fituar pavarësisë.
Prokurori që do të marrë këtë post nuk do të jetë vetëm drejtues, ai do të jetë simbol i besimit ose i zhgënjimit, i shpresës ose i dështimit sepse në Shqipëri drejtësia nuk është vetëm çështje ligjore, është çështje besimi që në këtë vend gjërat do të bëhen ndryshe me mesazhin e qartë se kushdo që ka shkelur ligjin do të përballet me pasojën.



