PP dhe SPAK kundër ndryshimeve të Ligjit për Policinë e Shtetit: Jemi institucione të pavarura (VIDEO)

PP dhe SPAK kundër ndryshimeve të Ligjit për Policinë e Shtetit: Jemi institucione të pavarura (VIDEO)

Drafti që po disktohet në Komisionin e Ligjeve, pas dakortësisë në Komisionin e Sigurisë, e që ka të bëj më ligjin :për Policinë e Shtetit” ka hasur në kundërshtimin e Prokurorisë së Prgithsgme dhe SPAK . Këto dy instiyucione, ei cilësojnë ndryshimet ligjore, në kundërshtim me kompetencat hetimore që u atribohen për përgjimet në ambiente publike.

Burimet për TvT, flasin se Prokurori i Përgjithshëm është kundër ngritjes së Komitetit Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar për shkak se Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, janë insitucione te pavarura të cilat nuk varen nga Ministria e Brendshme, siç propozohet në projketligj.  

Një ndër propozimet që kundërshton Prokuroria e Përgjithshme  është edhe Pika 2 e nenit 131 që ka ndryshuar/riformuluar nenin 131 “Masat e veçanta” në fuqi, që autorizon titullarët e strukturave të policisë në nivel drejtorie, qëndrore e vendore për të vendosur përdorimin e masave të veçanta të parashikuara në shkronjat “a”, “b” e “ç”, pa u normuar mbikëqyrja nga një institucion/subjekt kushtetues i pavarur, për të garantuar parimin e ligjshmërisë dhe respektimin e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut në këtë proces, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe ato të parashikuara në nenin 5, “Parimet e veprimtarisë” të ligjit 108/2014 në fuqi.

-Për këto arsye, pikat 2 e nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, vlerësojmë të rivlerësohet dhe riformulohet duke parashikuar një mekanizëm kontrollues mbi veprimtarinë e policisë në zbatimin e këtyre masave të veçanta, me sugjerimin për të parashikuar se autorizimi për përdorimin e masave të veçanta të miratohet nga prokurori mbi kërkesën e titullarit të strukturës policore përkatëse, nisur dhe nga fakti se ndryshimet në ligji nr.9157/2003 “Për përgjimet parandaluese” kanë rritur nivelin e kontrollit të veprimtarisë në zbatimin e tij tek drejtuesi i Gjykatës së Posaçme të Apelit.

SPAK thotë se dhënia e të drejtës së përgjimit punonjësit të policisë jashtë kontrollit të gjykatës si dhe mospërcaktimi qartë në projektligj se cfarë vlere provuese do të kenë faktet e konfirmuara nga policia e shtetit, përbën një shkelje serioze të lirive e të drejtave të njeriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy