Rohani: SHBA-të nuk mund të vendosin për Iranin

Rohani: SHBA-të nuk mund të vendosin për Iranin

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, është shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk mund të marrin vendime për vendin e tij.

Deklarata e Rohanit erdhi pasi  Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kërkoi nga Republika Islamike që të bëjë ndryshime të thella, nëse dëshiron t'i hiqen sanksionet amerikane.

"Kush jeni ju që të vendosni për Iranin dhe botën? Bota sot nuk pranon që Amerika të vendosë për të, vendet janë të pavarura, ajo kohë ka marrë fund", tha Rohani, raporton Reuters.

Pompeo tha sot se Shtetet e Bashkuara do t'i vënë Iranit "sanksionet më të fuqishme në histori".

Disa ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy