Lezhë/ Mësuesja goditet me karrige nga nxënësi, dërgohet në spital (VIDEO)

Lezhë/ Mësuesja goditet me karrige nga nxënësi, dërgohet në spital (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës.

Një mësuese është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës.

Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marrë një frakturë.

Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë i cili goditi mësuesen.

Është e paqartë përse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ditën e nesërme pritet që të zhvillohet një protestë nga mësuesit lidhur me ketë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.

"Janë shoqëruar disa persona që edhe policia të dalë një konkluzion.

Të dhënat janë të pakëta, duke qenë se ngjarja pa ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Ende nuk e kemi mësuar identitetin e nxënësit. Strukturat janë vënë në lëvizje për të zbardhur se çfarë ka ndodhur", thotë korrespondeti i MCN Tv, në Lezhë Jul Simoni në një lidhje telefonike me MCN Live.

Paraditen e sotme, në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar, nxënës i këtij gjimnazi, ka goditur me send të fortë (karrige), mësuesen në këtë gjimnaz, shtetasen M. P., e cila po merr asistencë mjekësore, në spital.

16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy