Shpërthim me eksploziv në Elbasan, policia rrethon zonën

Shpërthim me eksploziv në Elbasan, policia rrethon zonën

Nuk ka qetësi për qytetin e Elbasanit, ku pas atentatit në mes të ditës dy ditë më parë ndaj fisit Çapja një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një shpërthim është dëgjuar në lagjen “11 Nëntori”, në vendin e quajtur “Spaikorre”.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se nga shpërthimi ka edhe persona të plagosur.

Forca të shumta policie kanë mbëritur në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 autoblinda patrullojnë rrugët e kësaj zone që ndodhi shpërthimi.

Policia ende nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen, por në zonën e shpërthimit ka mbëritur edhe grupi hetimor për zbardhjen e rethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë

Elbasan

Informacion paraprak.

Rreth ores 19:58 në Sallen Operative ka ardhur një telefonate se në Lagjen "11 Nentori" në një rrugice midis pallateve është dëgjuar një shpërthim.

Me marrjen dijeni të njoftimit u shkua nl vendin ku u dha njoftimi ku u konstatua një gropë e vogel e cila mund të jetë shkaktuar nga lëndë piroteknike.

Nuk ka deme në njerez apo dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy