
Prokuroria e Fierit ka përfundur hetimet për dy nipërit e kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanajt, të cilët akuzohen se kanë dhunuar dy punonjës të BKH. Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe mikun e tyre Gerald Kollçaku tashmë do të përballen në gjykatë me togat e zeza.



