KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës Erjon Imeraj

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës Erjon Imeraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës, Erjon Imeraj.  Vendimi është marrë ditën e sotme. Imeraj u përball me komisionin me datë 12 tetor dhe rezultoi pa probleme në të tre kriteret e Vettingut.

Procesi i vetingut për prokurorin Erjon Imeraj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma. Sipas Komisionit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI ka dorëzuar raport pozitiv për Imerajn.

Erjon Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe. Pasi ka punuar për shtatë vjet si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2012 ai u emërua si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy