
Reforma e re administrativo-territoriale e propozuar nga Partia Socialiste në korrik 2026 parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 njësive vendore.
Ky propozim ka sjellë reagime në disa zona të vendit.
I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, eksperti për reformën territoriale, Taulant Biturku, u shpreh se procesi është qartësisht politik dhe nuk i shërben interesit të qytetarëve.
Është patjetër proces politik sepse është reforma e dyte me e rëndësishme pas reformës kushtetuese.
Dhe për këtë duhet ti referohemi Kushtetutës, neni, 108, pika 1 e Kushtetues, thotë që ‘ndarjet territoriale bëhen dhe caktohen me ligj, por mbi bazën dhe nevojat e interesave te përbashkëta ekonomik dhe te traditës’.
Kjo implikon automatikisht tre elemente, elementi i parë që ndarja territoriale bëhet vetëm me ligjin, duhet të ketë kritere siç janë ato ekonomike dhe tradita historike dhe përpara se ndryshimi të bëhet dhe vendimi të merret, duhet patjetër që të ketë një mendim të popullatës që preket nga kjo ndarje territoriale.
Se dyti, është Karta ndërkombëtarë që parashikon që çdo ndryshim i kufijve territorial vendor, duhet që patjetër t’u merret mendim këshillave vendor përkatëse, paraprakisht.
Kjo do të thotë se kjo reforme nuk po bëhet për qytetaret, por po bëhet për politiken, nëse do të bëhej për qytetarët, do te ishte një reformë që do duhej bërë nga poshtë-larte, jo një reforme nga lartë-poshtë.
Nëse reforma do të ishte në funksion të qytetarëve, ajo do të ndërtohej nga poshtë-lart, duke u mbështetur te nevojat e komuniteteve dhe jo si një vendimmarrje nga lart-poshtë.
Sipas ekspertit, shkrirja e bashkive rrezikon të cenojë ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët.
Shkrirja e bashkive rrezikon të cenojë ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët pasi territore më të mëdha do të administrohen më vështirë dhe komunitetet lokale do ta kenë më të vështirë aksesin në institucionet vendore.
Çdo reformë territoriale duhet të mbështetet në kriteret kushtetuese dhe në konsultimin me banorët, duke garantuar që organizimi administrativ t'u shërbejë interesave të komuniteteve dhe jo vetëm vendimmarrjes politike.



