Thaçi dekoron Ruçin me Urdhrin e Lirisë (FOTO)

Thaçi dekoron Ruçin me Urdhrin e Lirisë (FOTO)

Gjatë vizitës në Kosovë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi është nderuar nga presidenti Hashim Thaçi me dekoratën “Urdhri i Lirisë”. Ruçi është vlerësuar me dekoratën e lartë, me motivacionin “Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Kryeparlamentari Ruçi u shpreh se ky vlerësim u dedikohet të gjithë shqiptarëve në Shqipëri.

“Kontributi për lirinë e Kosovës nuk i përket asnjë individi. Ndihem shumë i vlerësuar për medaljen e lartë të shtetit të Kosovës. Vlerësimi që më dedikohet e ndaj dhe ua dedikoj të gjithë bashkatdhetarëve të mi në Shqipëri. Këtë vlerësim do ua përcjell të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës ka qenë gjithmonë një ëndërr e të gjithë shqiptarëve”, tha Ruçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy