Kuvend/ Gështenja: Mësuesit në Librazhd dhe Përrenjas prej 7 muajsh pa paguar! Kushi: Nëse keni fakte për këto që thoni, denonconi

Kuvend/ Gështenja: Mësuesit në Librazhd dhe Përrenjas prej 7 muajsh pa paguar! Kushi: Nëse keni fakte për këto që thoni, denonconi

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja tha në seancën e sotme plenare se mësuesit në Librazhd e Prrenjas nuk janë paguar për 7 muaj. Ai shtoi se mësuesit janë pa sigurime shoqërore dhe kjo vërtetohet fare lehtë.

Nuk është në natyrën time që të mos them gjëra të pavërteta. Mësuesit në Librazhd dhe Përrenjas nuk janë paguar për 7 muaj. Ata janë pa sigurime shoqërore dhe kjo vërtetohet fare lehtë, duke hyrë në e-Albania. Mësuesit kanë protestuar në Drejtorinë e Arsimit.

Ky pretendim i deputetit Gështenja është mohuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila tha se për Librazhdin nuk ka asnjë pagesë e mbetur pezull dhe për orët suplementare dhe për transportin. Ndërsa për Prrenjasin, janë tre muajt e fundit që nuk kanë kaluar pagat e orëve suplementare dhe se ato do të kalojnë nesër ose pasnesër.

Nuk e mora fjalën pas jush se doja të bëja verifikimet. Dhe më rezulton se për Librazhdin nuk ka asnjë pagesë e mbetur pezull dhe për orët suplementare dhe për transportin. Ndërsa për Prrenjasin, janë tre muajt e fundit që nuk kanë kaluar pagat e orëve suplementare dhe se ato do të kalojnë nesër ose pasnesër. Mësuesit nuk emërohen sipas bindjeve partiake. Kjo ka ndodhur vite më parë. Sot të gjithë emërohen sipas portalit për mësues. Nëse keni fakte për këto që thoni, denonconi dhe më thoni edhe mua që të marrim masat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy