Vrau gruan, 21 vite burg për shqiptarin

Vrau gruan, 21 vite burg për shqiptarin

Gjykata e Apelit në Xhenova ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 21 vjet burg të shqiptarit Adrian Balliu, 46 vjeç, i shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij, Valmira. Ngjarja ka ndodhur më 25 shtator 2014, në shtëpinë e çiftit në Casella.

Gjykata i ka lënë në fuqi edhe kompensimin prej 500 mijë euro për secilin prej fëmijëve, 5 dhe 6 vjeç.

Çështja është dërguar në apel, pasi në shkallën e parë gjykata nuk pranoi argumentet e palës mbrojtëse për vrasje në kushtet e paaftësisë mendore në momentin e krimit.

Pala mbrojtëse është shprehur se në momentin e ngjarjes, Balliu vuante nga xhelozia, pasojë kjo e gjendjes patologjike të shkaktuar nga alkoolizmi kronik.

Vrasja ka ndodhur në dhomën e gjumit, ndërsa fëmijët flinin në dhomën tjetër. Balliu e ka kryer vrasjen gjatë një grindjeje me të shoqen, të cilën e akuzonte se kishte planifikuar ta linte dhe t’i merrte fëmijët.

Kur Balliu u dorëzua pasi policia mbërriti në vendngjarje, ai u tha policëve të mos bënin zhurmë se fëmijët flinin dhe të kujdeseshin për biberonin dhe biskotat e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy