Përballja e drejtësisë me politikën

Përballja e drejtësisë me politikën

Në mesin e tetorit, komisionet parlametare dhe parlamenti i Shqipërisë u kthye në skenën e një prej seancave ku njëri pas tjetrit raportuar drejtuesit e sistemit të drejtësisë në vend. Në foltore u ngjitën njëri pas tjetrit sAltin Dumani, drejtues i SPAK,Ilir Rusi, kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësorë, Mirela Bogdani drejtuese e KLP-së,Olsian Çela, Prokuror  Përgjithshëm dhe Artur Metani, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

 

Në realitet duhet të  ishte momenti i llogaridhënies së këtyre institucioneve para ligjvënesve, por, u kthye në një arenë përplasjesh politike. Sigurisht që pëshën më të madhe të raportimit e mori Altin Dumani pasi politikanë të rëndësishëm të vendit janë marrë të pandehur apo janë nën hetim nga institucioni që ai drejton.

 

Debatin më të madh ai e kishte me opozitën e cila e shikon atë dhe institucionit që ai drejton si një zgjatim të kryemnistrit Edi Rama. Akuzat erdhen thuajse nga të gjithë deputetë e Partisë Demokratike dhe drejtuesi i saj Sali Berisha, i cili ka statusin e të pandehurit për SPAK. 

 

Në të njëjtën kohë ligjvënësit e opozitës ishin me aktivët me pyetjet e tyre ndaj kreut të prokurorisë së posaçme duket kërkuar informacion dhe të dhëna se ku ishin hetimet për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të rëndësishmë të 13 viteve të fundit. Kur vendi është drejtuar nga kryeministri Edi Rama. 

 

Deputetët demokratë i bënë pyetje thuajse për të gjitha hetimet ku përfshiehn zyrtarë dhe ish zyrtarë të mazhorancës socialiste që ka qeveresuar vendin në dekadën e fundit.

 

Edhe pas përfundimit të raportimin sërish akuzat për Dumanin se ai urdhërohet nga kryeministri nuk munguan, por ai vendosi të largohej nga salla, duke lënë aty Admna Xholin dhe këshilltarin e tij Fabian Zhillën.

 

Asnjëherë më parë raportimi i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nuk kishte hapur kaq debat duke e kthyer seancën parlametare nga një arenë politike kryesisht mes opozitës dhe drejtuesit të SPA, Altin Dumanit.

 

Ndërsa mazhoranca edhe pse me numrin më të lartë të zyrtarëve të arrestuar apo nën hetim nga SPAK, dukej e strukur para Dumanit duke zgjedhur të mos debatojë më të , për cështje konkrete hetimore.

 

Pyetjet të forta nga opozita, për dosje që prekin pushtetin e socialistëve morën përgjigje të kujdesshme nga ana e Altin Dumanit, duke i qëndruar procedurës dhe nuk mosndarë asnjë informacion sensitiv për hetimet konkrete.

 

Raportimi i Prokurorisë së Posaçme në Parlament për shkak të nivelit të zyrtarëve që janë prekur nga hetime për korrupsion nuk do jetë më aq i qetë. Debati në parlament u fokusua i gjithi mbi çështje konkrete dhe akuzave të opozitës së SPAK është një institucion i kapur nga mazhoranca. 

 

U anashkaluan problemet me të cilat përballet SPAK që kanë të bëjnë kryesisht me bashkëpunimin e institucioneve të tjera për luften kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e dyta llogaridhënia mbi hetime të cilat kanë ngecur në këtë prokurori prej gati 5 vitesh. Ngarkesa e madhe poltike që kanë prodhuar hetime të prokuroreve nuk lejuan që bëhet një vlerësim objektiv i punës 6 vjeçare të kësaj prokurorie.

 

Prokuroria e Posaçme është vetëm njëri nga disa insitucionet e reja që prodhoi reforma në drejtësi dhe kompetencat e saj prekin vetëm jë përqindje shumë të vogël të shqiptarëve, pasi më të kanë të bëjnë vetëm zyratrët që shkelin ligji dhe krimi i organizuar. Fusha e veprimit të kësaj prokurorie është shumë e vogël dhe shqiptarëve të zakonshëm të cilët kanë jopak probleme me drejtësinë dhe dukshëm sisitemi i ri nuk ia ka zgjidhur. Dyshimi se politika dhe grupe të caktuara interesi vazhdojnë të këtë ndikim në gjykata dhe prokurori nuk është larguar edhe pse tashmë jemi në vitin e 10 të reformës në drejtësi. Një reformë që premtuan se do të çlironte gjykatat, por që duket se i ka futur në një krizë të re funksionale.

 

Reforma në drejtësi ishte projekti më ambicioz i Shqipërisë pas viteve 90.Një revolucion institucional që do të pastronte sistemin, do të eliminonte korrupsionin dhe do të sillte më në fund drejtësi.

 

Por sot, një dekadë më vonë, realiteti është më i zymtë.Sipas sondazheve perceptimi i qytetarëve për korrupsion në drejtësi është thuajse i njëjtë si para reformës.Dosjet zvarriten, proceset shtyhen me vite, dhe vendimet shpesh mbeten në letër.

 

Në vend që të zgjidhte konfliktet, sistemi është bërë vetë një problem. Dhe kur një sistem drejtësie humbet besimin e qytetarëve të vet, humbet arsyen për të ekzistuar.

 

Në parlament raportuar edhe dy qeveritë e gjyqësorit Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilat funksionojnë si institucione të pavarura dhe hartojnë politikat që do të nxirrnin gjykatat dhe prokuroritë nga problemi i vakancave që kishte prodhuar procesi i vetingut. Rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë u larguar si pasojë e probleme me pasuirnë dhe kontakteve të papërshatshme duke i lënë pas një mal më dosje që prisnin për shqyrtim si në gjykata ashtu dhe në prokurori.

 

140 mijë është stoku i dosjeve në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri duke bërë që qytetarët sot mos të marrin drejtësi as më shpëjt dhe as më cilësore.

 

Këshilli i lartë Gjyqësorë me qëllim uljen e stokut të dosjeve bëri një hartë të re gjyqsorë tre vite me parë, duke mbyllur disa gjykata të shkallëve të para dhe duke centralizuar atë të apelit, e cila tashmë është një të të gjithë vendit, me vendndohje në Tiranë.Por jemi në vitin e tretë të palikimit të saj dhe numri i dosjeve qoftë në gjykatat e shkallëve të para, qoftë të atë të apelit nuk është ulur. 

 

Prandaj zgjidhja e vetme për situatën ku ndodhen gjykatat në vendin tonë, është vetëm një poltike, rritja e numrit të gjyqtarëve në të gjitha shkallët e tij, por kryesisht në gjyaktën e apelit. Askush nuk e shpjegon se përse vakancat në këtë gjykata nuk ploltësohet nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësore.

 

Raportimet në parlament nuk janë pasqyrë e realitetit, por një betejë në këtë rast e drejtuesit të KLGJ’së për tu justifikuar se ai ka bërë gjithçka që të dëgjohet për gjendjen ku janë gjykatat. Shpjegimi i vetëm për krizën e sistemit të gjykata është mentaliteti i vjetër edhe pse kemi një strukturë të re. Drejtësia nuk mund të jetë e pavarur kur njërin sy e ka nga poltika se çfarë do të vendose dhe çfarë do të thotë ajo. 

 

Ndërsa problemi tjetër i KLGJ-së është vonesa në plotësimin e vakancave sidmos në apel, duke ngritur pikëpyetje se kjo po ndodh për të bërë qokat e fundit në sistemin e emërimeve. 

 

Por kjo është vetëm njëra ana që ka prodhuar stoku i dosjeve në gjykata. Ajo që vihet re është se palët në proceset gjyqsorë kanë humbur durimin si pasojë e viteve që presin për të marrë një vendim në gjykatat shqiptare. Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në gjykatën e apelit është një këmbanë për Këshillit e Lartë Gjyqsorë, e para për të siguruar gjykatat dhe dyta për ploëtsuar vakancat dhe ulur stokun e dosjeve që presin për shqyrtim. 

 

Por kur ka kaluar një muaj nga kjo ngajrje shumë e rëndë sërish veprimet KLGJ-së në këto drejtime janë shumë të ngadalta. Drejtuesi i këtij isntitucioni në parlament tha se institcioni që ai drejton nuk mbështetet nga qveria me fonde.

 

Raportimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është kthyer në një rutinë gjithashtu ku drejteusja e saj Mirala Bogadani, ngriti shqetësimin që nuk po dëgjohej nga deputetet. Ajo është titullrja të cilës ligjvënësit duhet ti kërkonin llogari që perse zvarriten hetimit me vite ne prokuroritë e rretheve dhe perse nuk plotësohen vakancat e lënë nga vetingu. 

 

Në çdo qytet  të Shqipërisë, gjykatat dhe prokrurotë po punojnë me mungesa të mëdha.Mijëra çështje janë stok duke filluar që në hetim dhe më pas me rocest gjyqësore zgjasin me vite.

 

Dy këshillat thonë se problemi është tek Shkolla e Magjistraturës, që nuk furnizon sistemin me magjistratë të rinj, por qytetari nuk e kupton këtë gjuhë, ai kërkon një vendim nga drjtësia të cilët kërkon ta marrë në kohë dhe të pandikuar nga interesa të tjera .Ndërkohë, mazhoranca flet për konsolidim, për pavarësi dhe sukses. Megjithatë edhe nga mazhoranca kanë filluar të artikulojnë se instituciionet e reja nuk po përformojnë sic duhet.

 

Por realiteti është një tjetër gjë me gjykata dhe prokurori që janë bosh dhe më porecese hetimore dhe gjykimi që vonohen dhe rezultati konkret deri në këtë moment është që qytetarit i duhet të prese vite për të marrë drejtësi. 


Një dekadë më parë, reforma në drejtësi u quajt shpresa më e madhe e këtij vendi, sot ajo mbetet premtimi më i madh i pambajtur.

 

Drejtësia që duhej të ishte e pavarur, është ende në kërkim të saj, sistemi që duhej të ishte transparent, ende fshihet pas raporteve dhe deklaratave, gjykatat dhe prokurroitë duhet të ishin me eficente, një dosje kërkon vite hetim dhe më pas gjykim. 

 

Drejtësia nuk mund të jetë e majtë apo e djathtë,ajo duhet të jetë e drejtë. Vetëm kur insitucionet të jenë vërtetë të pavarurua dhe politika të heqë dorë nga kontrolli, dhe drejtësia të fitojë guximin për të qenë e paanshme dhe mund të themi që reforma funksionoi.  Derisa asnjëra prej këtyre nuk ka ndodhur të gjithë aktorët duhet të marrin përgjegjësinë që u takon për problemet që janë shkaktuar dhe tu thuhet qytetarëve e vërteta, pasi faktet dhe shifrat janë kokëforta. Sot drejtësia nuk është as me shpejtë, as më efektive dhe as më immune ndaj korrupsionit. 



 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy