Brazil rikthen X, platforma pagoi gjobën prej 5 milionë dollarësh

Brazil rikthen X, platforma pagoi gjobën prej 5 milionë dollarësh

Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar rikthimin e aksesit të platformës së mediave sociale X në vend.

Në vendimin e tij, gjyqtari Alexandre de Moraes tha se ai autorizoi "kthimin e menjëhershëm" të aktiviteteve të X në vend pasi pagoi gjoba të mëdha dhe bllokoi llogaritë të akuzuara për përhapjen e dezinformatave.

Sipas një deklarate, faqja ka paguar gjoba prej 28 milionë reai (5.1 milionë dollarë; 3.8 milionë £) dhe ka rënë dakord të caktojë një përfaqësues lokal, siç kërkohet nga ligji brazilian.

Moraes kishte bllokuar aksesin në platformën, në pronësi të Elon Musk, pasi ajo kishte refuzuar të ndalonte disa profile që qeveria konsideronte se po përhapnin dezinformata në lidhje me zgjedhjet presidenciale braziliane të vitit 2022.

Duket se X tani ka përmbushur të gjitha kërkesat e gjyqtarit në mënyrë që të hiqet ndalimi.

Brazili është një nga tregjet më të mëdha për platformën në të gjithë globin, si dhe më i madhi në Amerikën Latine, me rreth 22 milionë përdorues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy