Vrasja e efektivit në Maliq/ Zhabina: Me rëndësi të zhvillohet një hetim penal për zyrtarët e policisë (VIDEO)

Vrasja e efektivit në Maliq/ Zhabina: Me rëndësi të zhvillohet një hetim penal për zyrtarët e policisë (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e lajmeve të MCN Tv se operacioni në Maliq ku humbi jetën efektivi i Shqiponjave ka qenë i menduar keq nga policia lokale e Korçës duke qenë se autori i ngjarjes është një personazh me rrezikshmëri të lartë.

 

Duke vijuar Zhabina tha se është më rëndësi të zhvillohet një hetim penal për zyrtarët e policisë. 

 

 Është operacion i shkuar keq dhe i menduar keq nga policia lokale e Korçës për një personazh që paraqiste rrezikshmëri të lartë, pasi autori i kësaj ngjarje, Violand Braçellari ka qenë prej 9 vitesh në kërkim. Kjo tregon për rëndësinë e këtij personazhi, pasi është e pamundur që një personazh lokal t’i shpëtojë për kaq kohë kërkimit. Herë pas herë ka pasur dhe përfshirje të RENEA-s në operacione të ndryshme për ta arrestuar dhe kjo tregon që nuk ka qenë një personazh i lehtë për t’u arrestuar nga policia lokale dhe është e çuditshme si 7-8 efektivë të repartit Shqiponja kanë shkuar në një zonë kaq të thellë, duke shkuar kaq të papërgatitur. Kjo ngjarje krahas hetimit administrativ, është me rëndësi hetimi penal për zyrtarët e policisë. Asnjëherë nuk kemi parë një hetim penal serioz për zyrtarët e policisë. 

 

A ka pasur organizimin siç e kërkon procedura, a janë respektuar të gjitha hallkat, a duhej njoftuar RENEA për të ndërhyrë duke pasur parasysh rrezikshmërinë e tij? 

 

Këtë e nxjerr një hetim administrativ, por në këtë rast, kërkohet një hetim penal. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy