Rinis dialogu Prishtinë-Beograd, në Bruksel takimi në nivel ekspertësh

Rinis dialogu Prishtinë-Beograd, në Bruksel takimi në nivel ekspertësh

Rinis dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel ekspertësh. Kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi, dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, të hënën në mëngjes rinisin bisedimet në Bruksel, të cilat janë anuluar më 16 janar për  shkak të vrasjes e Oliver Ivanoviq në Mitrovicë të veriut. Pritet që bisedimet  të zgjasin dy ditë dhe do të diskutohet për zbatimin e plotë të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Mediat serbe shkruajnë se ditën e parë për të dialogut do të bisedohet për çështjet, siç janë: zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, menaxhimi i kalimeve kufitare dhe zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin.

Ndërsa themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) dhe energjetika do të duhej të jenë në axhendën e bisedimeve ditën e dytë të takimit në Bruksel.

Sipas disa burimeve, nëse bisedimet të hënën dhe të martën sjellin përparim në formimin e ASK ose të energjetikës kjo do të mund të jetë një shkak për takimin e paralajmëruar të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, shkruan Telegrafi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy