Rama për legalizimin e basteve online: Nëse do rikthehen do bëhen vetëm me kompani ndërkombëtare (VIDEO)

Rama për legalizimin e basteve online: Nëse do rikthehen do bëhen vetëm me kompani ndërkombëtare (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në fund të diskutimit për rikthimin ose jo të basteve online, se të njejtat në rast aprovimi te mundshëm nga qeveria, do të bëhen nën monitorimin e kompanive ndërkombëtare me transparencë e ligjshmëri.

Rama shprehu sigurinë se qeveria do të vendosë kushte të forta në rikthim të basteve, për të garantuar transparencë dhe ligjshmëri.

Do vendosim kushte shumë të forta do të kërkojmë patjetër që nëse kjo do bëhet do të bëhet më kompani ndërkombëtare.

Nuk do të lejojmë për asnjë gjë për transparencë e ligjshmëri. Këto janë të garantuara nga kompani të mëdha ndërkombëtare.

Duam ta garantojmë atë lëvizje sportive. Çdo vit të kemi një financim të posaçëm në të gjitha shkollat.

Rama shprehu bindjen se në rast se do të rihapen bastet online të gjitha paratë që do të vijnë do të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë.

Ne kemi sot një pjesë që u la që atëherë të licencuar të kazinove vetëm në hotelet me 5 yje që ka qenë rezultat i nevojës për të stimuluar turizmin e nivelit të lartë, nuk stimulohen të pasurit, por ekonominë se këto hotele sjellin një lloj konsumatori, se ai s’rri në hotel, po del nga aty, shkon të kala e Tiranës, futet në dyqane, blen, merr makinën me qira, është një lloj konsumatori që shpenzon dhe aty kemi një sasi të ardhurash që janë të konsiderueshme, dhe ministrja i do këto paratë në buxhet të shtetit që pastaj t’i ngelen sportit dhe kulturës, nëse ne do bëjmë këtë, ka vetëm këto të ardhura që ne i llogarisim që të jenë shumëfish më shumë se nga sa ne kontribuojmë çdo vit të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, por në mënyrë shumë të qartë dhe dedikuar, pjesën e luanit do e marrë sporti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy