Trump kërcënon me tarifa 200% për alkoolin nga vendet e BE-së

Trump kërcënon me tarifa 200% për alkoolin nga vendet e BE-së

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me vendosjen e tarifave prej 200% për verërat, shampanjën dhe pijet alkoolike të importuara nga vendet e BE-së, nëse Bashkimi Evropian nuk tërhiqet nga tarifat prej 50% që ka vendosur mbi uiskin amerikan.

Ky paralajmërim erdhi këtë të enjte, përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social

"Ky vendim do të jetë shumë i mirë për sektorin e verës dhe shampanjës në SHBA",  tha Trump.

Ky përshkallëzim i tensioneve tregtare vjen pasi administrata amerikane vendosi tarifa 25% për çelikun dhe aluminin, të cilat hynë në fuqi nga mesnata e së enjtes.

Në kundërpërgjigje, Komisioni Evropian njoftoi vendosjen e tarifave ndaj disa produkteve amerikane duke filluar nga 1 prilli, me synimin për të balancuar ndikimin financiar prej 28 miliardë dollarësh.

Në mesazhin e tij, Trump e cilësoi BE-në si një nga autoritetet më armiqësore dhe abuziv" në botë përsa i përket taksave dhe tarifave doganore, duke pretenduar se blloku evropian është krijuar vetëm për të përfituar nga SHBA-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy