
Një aferë prej 1.2 milion eurosh abuzim në buxhetin e shtetit, nuk ka rezultuar me asnjë qëndrim apo shpjegim nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.
Lidhur me këtë aferë, gazetari dhe autori i emisionit “Fokus”, Robert Papa, në një komunikim me “MCN tv, gjykon se ky është njëri ndër skandalet e shumta në vazhdën e korrupsionit ne qeveri.
Sipas tij, përgjegjësia është e vet kryeministrit Rama dhe në këtë kuadër, ai heq një paralele me proverbin “Ali Baba me 40 hajdutët”.
12. milion është shumë pak në krahasim me korrupsionin gjigand që është atje dhe mbase atyre nuk u bëjnë përshtypje shifra të tilla.
Kemi këtu aspektin moral dhe aspektin ligjor. Në përgjithësi partitë e majta dhe ekstremet nga ana morale nuk mbajnë përgjegjësi.
Në çdo vend të qytetëruar perëndimor, pa dyshim që do të jepen dorëheqje nga kryeministri dhe ministrja e financave.
Padyshim se përgjegjësia është e kryeministrit, sepse ai ka paraqitur një qeveri me emra anonim, më asnjë lidhje me atë parti dhe natyrisht se është si ai proverbi i vjetër “Ali baba me 40 hajdut”.
Nuk ka mundësi që në një qeverisje ku gjithçka është autoritare, të mos ketë lejen nga njëshi që kontrollon gjithçka. Problemi është se ai që kontrollon pushtetin padiskutim kërkon ti zhyej nga pak për të mbijetuar vet në atë majën e pushtetit.
Nuk e di se çfarë pret SPAK .



