Apeli liron Dritan Goxhaj, refuzohet ekstradimi në Hagë i ish-luftëtarit të UÇK-së (VIDEO)

Apeli liron Dritan Goxhaj, refuzohet ekstradimi në Hagë i ish-luftëtarit të UÇK-së (VIDEO)

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj lirohet nga burgu.  Mësohet se seanca e parë gjyqësore është mbajtur në orën 9:45, ku Apeli refuzoi ekstradimin e tij në Hagë duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e shkallës së parë.

Goxhaj, i cili është arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Gazetari Arsen Rusta sqaroi për MCN Live se ka pasur kërkesa për lirimin e tij dhe kërkesa nga shoqata patriotike por nuk është liruar madje u shkel dhe afati prej 40 ditësh dhe asgjë nuk ndryshoi deri mw sot, ku është rrezuar kërkesa për mbajtjen në qeli të Dritan Goxhaj.

Pra Apeli ka pranuar lirimin e menjëhershëm i cili për afër 60 minutash do të lërë ambientet e  qelisë dhe do ti bashkohet familjes së tij të cilët shprehen se djali i tyre nuk ka bërë asnjë krim.

Tashmë merr fund një proces prej 60 ditësh. Pra ka marrë fund epopeja se Dritan Goxhaj, ish-ushtarit të UÇK-së. 

Goxhaj u arrestua në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës. Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe vet Goxhaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy