Gjermani, numër rekord i vendeve të lira të punës,vetëm 16% arsim të lartë

Gjermani, numër rekord i vendeve të lira të punës,vetëm 16% arsim të lartë

Sipas raportit të publikuar nga Insituti për Hulumntime të Punësimit, IAB, Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë vende të lira pune se tani.

Në tre muajt e parë të vitit 2017, punëdhënësit kërkojnë 1.064 milionë puntorë, që është 9.000 më shumë se në tre mujorin e fundit të vitit 2016, i cili deri tani ka mbajtur rekordin, raporton APP, përcjellë albinfo.ch

IAB bazon vlerësimin e tij në përgjigjjet nga 8.000 punëdhënësit nga të gjithë sektorët ekonomikë. Rreth 77 për qind e të gjitha vendeve të lira janë në Gjermaninë Perëndimore. Rreth dy të tretat, 64 për qind e këtyre vendeve të punës kërkojnë punojnës të mundshëm vetëm duke përfunduar një punë, ndërsa vetëm 16 për qind kërkojnë puntorë me arsim të lartë. Të tjerët 20 për qind e puntorëve nuk presin ndonjë edukim special.

Aktualisht kompanitë e vogla dhe të mesme janë duke kërkuar personel special me zanat, tha studiuesi IAB, Aleksandër Kubis.

IAB parashikon gjithashtu një rekord të lartë gjatë muajit maj në Gjermani, gati 45 milionë euro, një rritje prej 670 mijë në krahasim me vitin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy