Amnistia fiskale, Isaj: Procesi kërkon transparencë, qeveria të përcaktojë arsyet e këtij projektligji

Amnistia fiskale, Isaj: Procesi kërkon transparencë, qeveria të përcaktojë arsyet e këtij projektligji

Projektligji i qeverisë shqiptare mbi aplikimin e amnistisë fiskale po përcillet me mjaft debate nga përfaqësuesit e biznesit dhe të politikës.

Shumë ekspertë kanë rezerva për momentin e zgjedhur për diskutimin e tij e ndërkohë të tjerë e cilësojnë si një vendim të gabuar pasi legalizon paranë informale. Kundër kanë dalë edhe ambasadorë.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV Brunilda Isaj, eksperte e ekonomisë, deklaroi se qeveria duhet të përcaktojë arsyet e këtij projektligji. Ajo tha se procesi duhet të ishte transparent për të informuar se çfarë ai do të sjellë.

Gjykoj se me hedhjen e këtij projektligji për konsultim publik, duhet të ishte bërë pak më transparente arsyeja pse ky projektligj po hidhet në këtë moment. Arsyet për të janë të ndryshme, ndonjëherë arsye politike, ndonjëherë ekonomike, ka dhe arsye administrative që kanë të bëjnë me akumulimin e një pjesë taksash të pa mbledhura. Në rastin konkret nuk di të them sepse duhet ta përcaktojë qeveria arsyet pse po diskutohet tani, por është e rëndësishme që prezantimi i saj ka një impakt të caktuar që duhet të ishin bërë publik. Sa fonde presim ne të hynë në ekonominë e formalizuar, sa do ishte niveli i taksave që do na shtoheshin dhe çfarë mbështetje do ti japin dhe me çfarë projektesh ka të bëjë.

E pyetur se çfarë sigurie ka sipërmarrja, kur pak më herët dalin të dhënat e pagave por jo vetëm, tani probleme me sistemin online, Isaj tha se kanalet e shërbimit duhet të kishin bashkëvepruar dhe disa kohë.

Ky tranzicion nga një kanal shërbimi të qytetarëve në tjetrin i bërë në një kohë të shkurtër do sjelli probleme dhe këtu marr shkas nga eksperienca të caktuara para se të kryhet transferimi i plotë. Patjetër që jo vetëm testohet në fazë pilot, pra përveç platformës online mund të ishin mbajtur hapur dhe sportelet, të kishte njëlloj bashkëveprimi, se dhe informacionet dhe njohuritë dixhitale nuk janë të njëjta për të gjitha moshat, jo të gjithë janë të përgatitur sepse ka dhe nga ata që i marrin shërbimet nga palët e treta. Prandaj që të kryhet është me rëndësi që këto dy kanale të bashkëvepronin dhe disa kohë.

Sa i përket borxhit të qeverisë për shpenzimet shtesë që thuhet se ka arritur 82.7% të prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë 2022, Isaj u shpreh se jemi në kushte krize dhe inflacioni në shkallë historike. Sipas saj, ekspozimi i Shqipërisë ndaj krizës botërore është shumë i lar6ë.

Niveli i borxhit nuk është i mirë kështu që skam asgjë kundër projekteve madhore që qeveria ka marrë, por aktualisht po operojmë në kushte të krizës dhe Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj inflacionit. Inflacioni ende s’ka arritur pikun e tij jemi në një fazë zhvillimi. Ne tani nuk kemi nevojë për likuiditet të ri kemi nevojë për të mbajtur në kontroll shpenzimet, prandaj rritja e borxhit nuk është lajm i mirë, por nga ana tjetër duhet parë ku kanë shkuar këto fonde shtesë. Ekspozimi i Shqipërisë ndaj krizës botërore është shumë i lartë. Kjo ka nevojë për më shumë transparencë kështu që të gjitha këto lëvizje qeveria i ka me analizë, por kushtet në të cilat po operojmë nuk janë optimale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy