Gafa e Di Maios: Jemi 90% ujë (VIDEO)

Gafa e Di Maios: Jemi 90% ujë (VIDEO)

Një gafë e zëvendëskryeministrit të Italisë po bën xhiron e rrjetit.

Gjatë një lidhjeje direkte në një emision të Rai Tre, ministri i Punës dhe lider i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio, bëri një gabim që u pasua me një lumë komentesh në rrjetet sociale.

Ndërsa shpjegonte rëndësinë e ujit si një nga të mirat parësore që i duhen njeriut, Di Maio tha se “uji është ajo nga e cila ne jemi të përbërë për më shumë se 90%. Duhet të bëhet e mirë publike. Uji, si një e mirë e përbashkët, nuk mund t'i nënshtrohet logjikës së fitimit”.

Në rrjetet sociale janë pafund komentet që i thonë Di Maio-s se e ka tepruar me shifrën. "Çfarë jemi ne, meduza?", pyet një nga komentuesit.

Në fakt, përqindja e ujit në trupin e njeriut është rreth 70%. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy