Të paktën një person ka vdekur dhe 49 janë plagosur pas një stuhie tropikale në Japonisë, njoftoi transmetuesi shtetëror NHK, raporton BBC.
Stuhia Krosa goditi tokën pranë Hiroshima në jug të Japonisë të enjten dhe tani po shkon drejt veriut, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Personi i vetëm që ndërroi jetë si shkak i kësaj stuhie është 82-vjeçari që nuk i mbijetoi dot stuhisë teksa po lundronte me varkën e tij në det.
Ngjarja ka ndodhur dje në Hiroshima, vend i cili mjaft i prekur nga goditje të tilla.
Pas kësaj stuhie shkatërruese dhe vdekjeprurëse, rreth 400.000 persona janë evakuuar nga vendi i tyre.
Ndërkohë për sigurinë e qytetarëve mbi 800 fluturime janë dhe udhëtime me tren janë anuluar. Por kjo ka sjellë një rrëmujë të madhe pasi përkon me sezonin e pushimeve.
Ndërkohë është mësuar sipas mediave vendase se do të ketë sërish stuhi të forta edhe në veri të Japonisë.



