Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara feston ditëlindjen ditën e sotme me një festë tradicionale dhe ceremoninë e ndarjes së tortës.
Ambasadorja Yuri Kim iu bashkua Marinsave në Kopshtin e Trëndafilave të ambasadës për ceremoninë e prerjes së tortës dhe “mundësinë për të nderuar burrat dhe gratë e forcës sonë më legjendare luftarake”.
Kim shkruan në Facebook se ata janë më të mirët që Amerika ka për të ofruar.
Postimi i Ambasadës:
Ju jeni forca e vijës së parë që na mbron … ju jeni miqtë dhe kolegët besnikë me të cilët ne përfaqësojmë me krenari vendin tonë … Ju jeni më të mirët dhe më trimat që Amerika ka për të ofruar, dhe të gjithë ne jemi krenarë që ju bashkohemi në festimin e sotëm në nderin tuaj. Gëzuar ditëlindjen, marinsa! Gjithnjë besnikë!”.



