Zhdukja disa orëshe e ish-numrit dy të AKSHI-t, Zhabina: Shima ka interes për hetimet e SPAK. Prokurori të thërrasë dhe Berishën për të dëshmuar (VIDEO)

Zhdukja disa orëshe e ish-numrit dy të AKSHI-t, Zhabina: Shima ka interes për hetimet e SPAK. Prokurori të thërrasë dhe Berishën për të dëshmuar (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e MCN Live se dy faktet kryesore me të cilat duhet të lidhet ‘zhdukja’ disa orëshe e Daniel Shimës është që ai ka qenë numri dy i AKSHI-t dhe që është thirrur në SPAK për t’u pyetur për tendera të ndryshme të dhëna nga kjo agjenci.

Duke vijuar Zhabina tha se prokurori i çështjes duhet të thërrasë dhe Berishën për të dëshmuar për këtë çështje duke qenë se ka bërë publike disa denoncime. 

Fakti i parë i rëndësishëm në historinë e zhdukjes disa orëshe është se Daniel Shima ka qenë numri 2 i AKSHI-t dhe se gjatë kohës që ai ka mbajtur këtë detyrë ka lëvruar shumë të mëdha parash në tendera që janë shpërndarë për biznese të ndryshme. Fakti tjetër që ka hije dyshime është që SPAK po i heton këto tendera. Shima është pyetur në SPAK për këto çështje. Informacioni se çfarë mund të ketë deklaruar në SPAK ka rrjedhur dhe ka shkuar deri në Zvicër ku është Ahmetaj që dha një detaj të rëndësishëm që Shima është kërcënuar për atë histori se çfarë ka ndodhur me tenderat pranë AKSHI-t.

Këtu qëndron kleçka e historisë së zhdukjes së Shimës. Se cilët janë aktorët që kanë kërkuar Shima të trembet, apo të zhduket, për atë që mund të deklarojë sërish në SPAK, pasi hetimi për tenderat e AKSHI-t po vazhdon. Këtu duhet të jetë foksi kryesor i punës kryesore të SPAK. Nëse SPAK ka pasur, nuk e di por kam dëgjuar kolegë që thonë ka pasur probleme ekonomike, por kam përshtypjen se do ishte naive të mendoje që ka pasur probleme kaq të forta ekonomike. 

Në lojë mund të futet dhe SPAK duke qenë se Shima ka interes për hetimet e SPAK. Është pyetur për hetimet që po zhvillon SPAK. Të hetohet dhe të na thuhet nëse zhdukja disa orëshe e Shimës ka lidhje me hetimet që po zhvillon SPAK. Kur ka kaq shumë boshllëk informacioni zyrtar, politika është aty për ta bërë pis.

Nuk është çështje e vështirë hetimore për të na thënë ku ka qenë. Telefoni i tij e tregon në çdo moment. 

Të isha në vendin e Prokurorisë së Posaçme, apo një prokurori i cili po heton këtë çështje unë do thërrisja Berishën për të dëshmuar se mund të ketë informacione shumë të vlefshme për prokurorin e çështjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy