Tirana është zgjuar e mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm. Bora që nisi mbrëmjen e kaluar ka krijuar një shtresë 2-3 cm.
Ndërkohë, temperaturat janë të ulëta, ndërsa akulli në rrugë vijon të jetë i pranishëm. Shtresa e borës ka mbuluar akullin e ditëve të fundit duke shkaktuar problem sidomos për këmbësorët.
Megjithatë, probleme kanë hasur edhe automjetet në segmente të caktuara.
Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që bora zbardh kryeqytetin.



