
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, duke luajtur rol kyç në metabolizëm, detoksifikim dhe prodhimin e enzimave të nevojshme për tretjen.
Në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, herbalisti Irfan Gjeçi ndau një kurë natyrale e të trashëguar nga tradita popullore, që mund të ndihmojë në pastrimin e mëlçisë: dy lugë vaj ulliri dhe lëng limoni çdo mëngjes, esëll.
Kequshqyerja, stresi, konsumimi i tepërt i medikamenteve apo ndotja mjedisore ndikojnë negativisht në shëndetin e mëlçisë.
Shumë prej nesh vuajnë nga probleme të fshehura si dhjamosja e mëlçisë, bllokimi i funksioneve të saj, apo lodhja kronike, pa e ditur që këto lidhen pikërisht me këtë organ jetësor.
Për ta pastruar mëlçinë çdo mëngjes, para mëngjesit përgatiteni një kurë, prej dy lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër dhe lëngu i një kokrre limoni të freskët.
Përzieni vajin dhe limonin dhe pijeni ngadalë, në gllënjka të vogla. Kura këshillohet të ndiqet për 1 deri në 3 muaj, në varësi të gjendjes shëndetësore dhe tolerancës individuale.
Limonin ndihmon në pastrimin e tëmthit, pankreasit dhe veshkave. Vaji i ullirit është kurativ dhe ndihmon në zbërthimin e toksinave.
Janë edhe disa bimë dhe metoda të tjera ndihmëse, që sipas herbalistit Gjeçi, ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë.
Çaji me gjethe ulliri të egër (ullastër), merrni 40 gjethe ulliri të egër, ziejini në 1 litër ujë për 10 minuta, lërini të ftohen për 15 minuta, kullojini dhe vendosini në një shishe qelqi dhe më pas pijeni gjatë ditës, si çaj detoksifikues.
Poashtu gjethet e ullirit të egër pastrojnë organizmin nga helmet dhe përmbajnë përbërës natyralë me efekt antibakterial dhe antioksidues.
Kompresa me vaj kastori, lyeni zonën e mëlçisë (kraharorin e djathtë) me vaj kastori, mbulojeni me një leckë të pastër pambuku dhe lëreni gjatë natës, kjo metodë mund të përdoret për deri në 7 ditë rresht
Vaji i kastorit ndihmon në nxjerrjen e toksinave përmes lëkurës dhe stimulon drenazhimin limfatik.



