Njerëz të afërt me Agron Kapllanajn raportohet se janë përplasur dje fizikisht me agjentët e BKH-së.
Gazetari Arsen Rusta bën me dije se bëhet fjalë për një hetim për një grup të narko-trafikut, ku pjesë e hetimit ishte edhe monitorimi në distancë.

“Bëhet fjalë për një hetim sekret që po kryhet në zonën e Mallakastrës, në afërsi të qytetit Patosit, një hetim ku ka pasur interes edhe për vëzhgim në terren për të parë lëvizjet e disa shtetasve dhe subjekteve.
Edhe pse deri në këto momente është folur për zgjedhjet, MCN Live ka mundur të sigurojë se bëhet fjalë për një grup kriminal të botës së narko-trafikut, brenda dhe jashtë vendit, ata kanë qenë në vëzhgim dhe monitorimi në distancë ka bërë që të kuptohet prania e agjentëve të BKH-së dhe agjentëve të Operacionales.
Ata s’kanë qenë me jelekët e BKH-së, por janë në role të ndryshme, dikush si elektricist, bojaxhi, apo si bujk. Këto janë taktika për të shmangur identifikimin. Në këtë moment ka nisur konflikti verbal, ‘kush jeni ju’, ‘çfarë filmoni’, që ka degjeneruar deri në përdorimin e dhunës, ku janë dhunuar agjentët e BKH-së dhe të Operacionales. Kanë kërkuar ndihmën e Shqiponjave të drejtorisë Fier, është shkuar në vendngjarje, janë shoqëruar personat.
Kanë kundërshtuar praninë e policisë, dhe rezulton se nga 6 të shoqëruar, janë 3 të arrestuar, Gerald Kollçaku, Ledjan dhe Klaudjo Kapllanaj, dy prej tyre nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Kapllanaj. Lidhet apo jo me zgjedhjet, kjo përgjigje ende mungon. Por SPAK ka një hetim për botën e narko-trafikut dhe pastrimit të parave”.



