Balla pranon njohjen me biznesmenin e arrestuar në Greqi: Nuk i kam ofruar mbrojtje politike (VIDEO)

Balla pranon njohjen me biznesmenin e arrestuar në Greqi: Nuk i kam ofruar mbrojtje politike (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të PD-së për lidhjet me biznesmenin e arrestuar në Greqi, Edmond Bego. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, Balla pranoi se e njeh biznesmenin Bego, por nuk i ka ofruar kurrë mburojë politike.

“Për ne dhe për mua personalisht, sundimi i ligjit është dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijët, por kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë politike dhe përgjigjen për këtë e ka dhënë dje Policia e Shtetit. Në fund të kësaj historie do kemi një pjesë të Babale të serisë 3. Personi nuk është në kërkim nga asnjë prej shërbimeve dhe pas verifikimeve pyeteni personin nëse ka pasur nevojë për mburojë politike kur të lirohet sipas procedurave”, tha Balla.

Ditët e fundit, Partia Demokratike e ka akuzuar Ballën për lidhje me biznesmenin Bega. Në emër të selisë blu, deputeti Enkelejd Alibeaj tha dje se falë lidhjeve me Ballën, Bega ka përfituar miliona euro punë publike nëpërmjet kompanisë së tij të ndërtimit.

Edmond Bego, 48 vjeç, u arrestua 3 ditë më parë në Greqi. Biznesmeni shqiptar, i njohur si mik i Aldo Bares, u ndalua nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen. Bego u ndalua për llogari të shtetit italian pasi sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy