
Në Portin e Durrësit është kapur një sasi kokaine prej 33.5 kg, në kontejnerin e kompanisë së bananeve, "Banaking”.
Kjo nuk është hera e parë që në ngarkesat e kësaj kompanie bananesh, mjaft të njohur në vend, kapet kokainë.
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi në MCN TV, tha se kjo është vazhdimësi e drogës së kapur që nga janari i këtij viti, dhe teksa historia përsëritet, fakti tregon se kokaina është gjetur e paketuar sërish në pjesën e jashtë të kontejnerit.
Sipas tij që nga janari deri tani bëhet fjalë për rreth 3 ton drogë kokainë, për të cilën një vend si Shqipëria a ka treg kaq të madh për një sasi kaq të madhe.
Ne kemi që nga fillimi i këtij viti, të paktën tek studioja jote, ku e kemi diskutuar këtë temë, kemi folur për të njëjtën linjë dhe ajo që kemi parë që nga janari, kur është kapur sasia 1 ton e 980 kg.
Ne kapën vetëm 119 kilogramë. Është kapur dhe është gjetur kokainë qoftë edhe në pjesën e jashtme të kontejnerit.
Meqë e kam të freskët, unë isha në Guayaquil, atje nuk kishte skaner fare. Ngarkesa më e fundit e ardhur është 84 kontejnerë me banane dhe ajo që bën përshtypje është se është e njëjta linjë.
Nëse tek 'Alba Exotic' i gjendeshin në pjesën e jashtme, që do të thotë se mund të jetë futur dhe në port, por kur gjendet brenda, si sot, tregon që është mbushur që atje.
Drogën e gjeti qeni. Fakti që kjo u gjet me këmbëngulje, del që kjo është marrë nga informacione të jashtme.
Deri në këto momente sasi të kapura kokainë deri më tani kemi të bëjmë me 3 ton kokainë. Ne jemi vend traziti, Shqipëria nuk ka treg për 3 ton kokainë.
Sot prokurorët e SPAK-ut kanë vendosur që të shkojnë vetë. Ata kanë shkuar pasi duhet që të jetë një bashkëpunim me partnerët. Fakti që policia ka qenë me qen dhe kamera tregon se ka pasur informacione, se polica jonë ska shance që të jetë kaq e pregatitur,



