Ministri serb: Nëse Moska hyn në dialogun Prishtinë-Beograd, "loja" do të ndryshojë tërësisht

Ministri serb: Nëse Moska hyn në dialogun Prishtinë-Beograd, "loja" do të ndryshojë tërësisht

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, thotë se gatishmëria e Moskës për t’u përfshirë në dialogun me Prishtinën, nëse formati ndryshon, do të sjellë ndryshime tërësore.

Sipas Vulin-it, “aktualisht kjo do të thotë rikthim i OKB-së në negociata”.

Ministri serb është shprehur se Serbia “është nën presionin e shqiptarëve, të cilët po përpiqen të përfshijnë SHBA-të në dialog”. Vulin i qëndron idesë se përfshirja aktuale e BE-së në bisedime si ndërmjetëse është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë që të ndryshojë asgjë tjetër.

“Mundësia që Rusia të përfshihet në këto bisedime do të ishte domethënëse, por edhe një ndryshim dramatik, sepse do të bëhej pjesë e procesit një vend që nuk e njeh krahinën e Kosovës dhe Metohisë (KiM, siç i referohen serbët Kosovës) dhe ajo do të sillej në të njëjtën mënyrë. Kjo është tregues se Serbia ka ndryshuar dhe flet për një marrëdhënie besimi mes Putinit dhe Vuçiçit”, i ka thënë Vulin Radiotelevizonit Serb.

Vulin iu rikthye marrëveshjeve të vjetra dhe tha se vite më parë ish-presidenti Boris Tadiç dh ish-ministri Vuk Jeremiç shkuan në OKB me një rezolutë të sponsorizuar nga Rusia dhe u kthyen me një që mbështetej nga BE-ja.

“Ne nxorëm OKB-në nga dialogu dhe futëm EULEX-in. Nëse Moska i bashkohet dialogut, do të rikthehet edhe OKB, pra edhe vendet që nuk e njohin Kosovën”, theksoi Vulin.

Ai përsëriti se Serbia është e kënaqur me formatin aktual, por nëse dikush dëshiron ta ndryshojë atë, ata do të duhet të mbështeten te Rusia, por edhe te "një Serbi që bota e beson".

"Pas një takimi të vetëm, Rusia thotë se është e gatshme të hyjë në dialog. Nuk do të jetë e këndshme as për ta, është një konflikt, do të ketë dallime opinionesh me SHBA dhe vendet anëtare të BE-së”, tha Vulin.

Ndërsa në lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, e cila është shprehur se “do të punojmë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, Vulin tha se kjo nuk është gjë e re.

“E kanë bërë deri tani dhe do të vijojnë ta bëjnë. Detyra jonë është të ruajmë integritetin territorial dhe rendin kushtetues në të gjithë territorin si edhe respektimi i rezolutës 1244. Ne do të jemi një vend paqësor dhe i qëndrueshëm”, përfundoi ai. / B92 / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy