Kur ishte 12 vjeç tha se donte të bëhej “politikan shqiptar i pa korruptuar”, Açka: Im bir shtysa më e madhe që u futa në politikë

Kur ishte 12 vjeç tha se donte të bëhej “politikan shqiptar i pa korruptuar”, Açka: Im bir shtysa më e madhe që u futa në politikë

“Nëse unë e ndava mendjen për “Po”, përqindja më e madhe është nga im bir”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme shkrimtarja e njohur dhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Flutura Açka teksa tregoi vendimin për t’i thënë “po” përfshirjes në politikë.

Ajo gjithashtu tregoi një ngjarje të djalit të saj të cilin e rrëfen edhe në librin “Biri”, kur një mik i tyre e kishte pyetur se çfarë do të bëhej kur të rritej, “ai ishte vetëm 12 vjeç dhe u përgjigj se donte të bëhej politikan shqiptar i pa korruptuar”, tha Açka duke shpjeguar se përgjigja e tij ishte naive dhe vinte për shkak të asaj që kishte dëgjuar.

“Që të shpjegohem. Në 2017-ën kur filluam ferrin e klinikave, PD kërkoi që të bisedonim. Im bir u shqetësua. Unë e kisha të ndarë mendjen për jo. Por, nëse unë e ndava mendjen për “Po”, përqindja më e madhe është nga ai.

Në libër është një rresht ku flas për tim bir, kur ka qenë gati 12 vjeç dhe i ishte fiksuar slogani që politikanët janë të korruptuar. Një miku ynë e pyeti çfarë do bëhesh kur të rritesh, ai u përgjigj: politikan shqiptar i pa korruptuar. Ai u përgjigj në mënyrë naive”, tregoi Açka.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy