
Ish-ministri Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se fakti që nuk ka transparencë në lidhje me negociatat e fshehta të Rusisë dhe SHBA-së për t’i dhënë fund të luftës në Ukrainës, mund të dëmtojë interesat kombëtare dhe jetike të kësaj të fundit.
Deklaratat e Trump kanë trazuar ujërat dhe kanë vënë në rrezik themelet e partneriteteve amerikano- europiane, ose dhe mund të kenë cenuar një lloj ekuilibri të brishtë që u krijuar në marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës, apo SHBA-ve dhe qëndrimeve të tyre ndaj Rusisë. Presim nga dita në ditë që të kemi njoftime për marrëdhënie e SHBA-ve me Rusinë në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Bisedimet po zhvillohen dhe po zhvillohen në sekret të plotë dhe një ditë do mund të mësojmë substancën e bisedimeve dhe një marrëveshje të mundshme që me siguri do të jetë tronditëse për efektet që do të ketë nëse do të arrihet. Sepse fakti që nuk ka transparencë më këto negociata të fshehta që janë duke u zhvilluar në radhë të parë mund të dëmtojë Ukrainën, interesat e saj jetike kombëtare dhe pastaj më gjerë do të minonte, cenonte sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi dhe atë europiane në veçanti dhe do të ksihte efekte negative në arenën ndërkombëtare.



