Si do të votojë LSI për dekretin e “mbetjeve”, ja si përgjigjet Meta

Si do të votojë LSI për dekretin e “mbetjeve”, ja si përgjigjet Meta

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit me dy ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Meta tha se në qendër të takimit ka qenë reforma në drejtësi dhe veçanërisht ligji i vetingut.

“Ishte një takim ku u fol për ecurinë e reformës në drejtësi. Ligji i vetingut është mjaft i rëndësishëm dhe duhet që të kalojë në përputhje me rekomandimet e Venecias. Ai është kushti i vetëm për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Meta.

Ndërsa në lidhje me dekretin e presidentit Nishani për ligjin e mbetjeve, Meta nuk dha një përgjigje të qartë se si do të votojë LSI-ja. “Dekreti i Presidentit do të trajtohet me seriozitetin që parashikon rregullorja, sa për pyetjen e dytë, mendoj se duhet të pyesni kreun e grupit parlamentar të LSI­-së për këtë çështje”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit u pyet edhe lidhur me mundësinë e shqyrtimit të kandidaturave për president republike, por u përgjigj shkurt: “Besoj se Presidenti është në detyrë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy