PS kryeson si forcë e parë, Rama: Po punove fort ia del

PS kryeson si forcë e parë, Rama: Po punove fort ia del

Kur janë numëruar 89% e votave, ku PS është në avantazh, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të veçantë në Facebook.

Ai uron mirmëngjes me një thënie të basketbollistit Michael Jordan, ndërsa shkruan: "Po punove fort ia del. S'ka rrugë të shkurtra në jetë".

Kur kanë mbetur edhe pak kuti votimi për t'u numëruar, Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren, ndërsa kjo i sjell mandatin e tretë qeverisës, duke u bërë kështu partia e parë në historinë e vendit arrin që të qeverisë për tre mandate radhazi.

PS ka arritur që të marrë deri më tani 73 mandate, duke mundësuar krijimin e qeverisë e vetme, pa pasur nevojën e krijimit të koalicioneve paszgjedhore.

PD ka njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku deri më tani ka marrë 59 ulëse në Kuvendin e ri krahasuar me 46 që ka pasur në 2017.

Ndërkohë LSI ka patur një humbje të madhe, ku ka arritur që të marr vetëm 5 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy