Gazetari Arsen Rusta bëri për MCN Live një rezyme të bilancit të kreut të SPAK Altin Dumani në KLP, lidhur me punën e Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2023.
Rusta vë në dukje se Dumani u shpreh që sot kemi 41 milionë euro asete të konfiskuara, si dhe kemi përfshirjen në hetime të hetuesve financiarë.
Drejtuesi i SPAK z.Dumani përpara anëtarëve të qeverisë së prokurorëve ka parashtruar bilancet, arritjet dhe momentet ku ka çeduar ky institucion. Ndër bilancet e renditura nga z.Dumani janë procedimet penale, plot 221 më tepër se sa viti 2022, sa i përket aferave të korrupsionit, ku përfshihen zyrtarë të lartë, njohur ndryshe si krimi i jakave të bardha, mes tyre 8 anëtarë qeverie. Nga ana tjetër është ndalur te asetet e botës së krimit dhe zyrtarëve të lartë, duke thënë se kemi 41 milionë euro asete të konfiskuara, të sekuestruara, qoftë para cash, llogari bankare, resorte, hotele. Z.Dumani është ndalur edhe në një pikë tjetër që është interceptimi apo përgjimi, ku sipas tij ka një rritje të numrit, qoftë nga investimet në teknologji, në laboratorin elektronik që funksionon në SPAK, që është i aftë të zbërtheje komunikime në të gjitha platformave të rrjeteve sociale. Ai ka shpjeguar në një moment që me rritjen e hetuesve dhe marrjen e hetuesve financiare, po heton edhe në kriptovaluta, bitcoins, ku një numër i lartë shqiptarësh kanë gjetur mënyrën për të shmangur kontrollin e aseteve apo parave. Ndër bilancet e tjera ai ka renditur edhe faktin që institucionet nuk raportojnë në SPAK, duke risjellë në vëmendje Tatimet, Hipotekat, apo agjenci të tjera shtetërore. Ai është shprehur se numri prej 20 prokurorësh është i mjaftueshëm, ata janë 18 dhe pritet të rekrutohen edhe 2 hetues që janë në fazë vlerësimi të pasurive dhe figurës. Masat e eskortimit të prokurorëve janë të shtuara, ku secili hetues ka së paku tre truproja. Numrin më të lartë të çështjeve SPAK e ka për krimin e organizuar, trafiku i narkotikut dhe pastrimit të parave”.



