
Teologu Mirion Çako në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, teksa foli për festën e Krishtlindjeve, u shpreh se fillimisht njerëzit duhet të mësojnë se çfarë është ajo festë e cila është kthyer në një festë komerciale.
Ai tha se Krishtlindja përcjell mesazhin se Zoti jo vetëm që e krijoi botën dhe njeriun, por u kujdes për atë dhe se braktisi në fatin e tij, por Zoti u bë njerëzor.
Sa i përket dhuratave në këtë festë, sipas tij të bësh dhurata nuk ka asgjë të keqe, por çështja qëndron në faktin se duhet ta personifikojmë dhuratën për atë që ka festën.
E para duhet të dimë se çfarë është Krishtlindja se ndonjëherë ne bëjmë një festë komerciale pa Krishtin dhe nuk dimë kuptimin e simbolikave.
Natyra na flet për një mesazh të madh, shiko se lulja ka dy ngjyra të theksuara të kuqe dhe jeshile, e kuqja ngjyra e zotit dhe jeshilja e natyrës, njerëzimit, kur ato bashkohen në një lule Krishtlindja përcjell mesazhin se Zoti jo vetëm që e krijoi botën dhe njeriun, por u kujdes për atë dhe se braktisi atë në fatin e tij për shkak të mëkateve por Zoti u bë njerëzor.
Kur ne ikonizojmë ikonën e Krishtit e ikonizojmë në dy ngjyra të kuqe dhe jeshile.
Mesazhi i Krishtlindjes është që Zoti bëhet njeri, njerëzit këto nuk i dinë dhe shpesh herë i përdorin dhe aty ku nuk duhet dhe krishtlindja bëhet një festë argëtimi pa Krishtin.
Prandaj dhe Krishti që ka ditëlindjen e tij në atë ditë thotë që krishtlindjen nëse e festoni bëjeni me mua, në të kundërt bëjeni në një ditë tjetër.
I pyetur se sa dimë ne ti festojmë Krishtlindjet në Shqipëri, Çako tha se ne jemi pak pragmatistë, ku ka festa shkojmë, madje sipas tij njeriu është krijuar për të festuar por Krishtlindja është festë e lashtë.
Data 25 dhjetor ka qenë dita e solsticit të dimrit dhe në atë kohë paganët festonin diellin e pamposhtur sepse ata mendonin se dielli është Zoti dhe atëherë krishterimi tha se dielli nuk është Zoti por një trup qiellor dhe ne duhet të adhurojmë krijuesin e diellit.
Pastaj Shqipëria është bërë e krishterë që në shekullin e parë dhe kemi kaq vite që e festojmë, më tepër pas viteve ’90. Kjo lule ka ardhur vonë, dhe s’ka asgjë të keqe.
Sot bota është bërë një lagje dhe traditat e një vendi kapërcejnë shumë shpejt dhe çështja është se dhe mesazhin që na jep kjo lule do të thotë se është një simbol i krishtlindjes.
Krishtlindja është kthyer fatkeqësisht në një nga festat më komerciale në botë që shpenzohet më shumë dhe këtu fillon industria, që njerëzit peshkohen.
Çështja është se njerëzit sot kërkojnë të bëjnë dhurata por më tepër ja bëjnë njeri tjetrit, kjo nuk është gabim, por çështja është se nëse nuk festojmë krishtlindjet duhet ta personifikojmë dhuratën për atë që ka festën.



