Kapet autori i vrasjes së trefishtë te Uji i Ftohtë

Kapet autori i vrasjes së trefishtë te Uji i Ftohtë

Policia e Vlorës ka arrestuar të shumëkërkuarin për vrasje të trefishtë, e të dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.

Drejtoria Vendore e Policisë në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea Tiranë, kanë kapur shtetasin Delin Hajdaraj, 26 vjeç, banues në Vlorë. Operacioni për kapjen e tij u bë gjithashtu në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lokalizimin e vendodhjes së këtij shtetasi, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në katin e katërt (me qira) të një pallati në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

Ngjarja

Delin Hajdaraj rezulton në kërkim policor për ngjarjen e ndodhur në 28 korrik 2013, ku në bashkëpunim me shtetasin Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56, në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë 3 shtetas, me gjeneralitetet përkatëse: D.A., 53 vjeçe; S.B.,18 vjeç;­ S.I., 35 vjeç.

Policia e Vlorës, duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, ka kërkuar ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e këtij shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili kishte rreth 4 vite në arrati.

Policia dispononte informacion se ky shtetas strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet. Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës.

Objektet e sekuestruara

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri të llojit Pistoletë TT, – një silenciator, – një krëhër të mbushur me fishekë, – 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm, – 2 aparatë celularë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy